Alibeaj prezanton zyrtarisht kandidatin për bashkinë e Korçës

Sot, mjeku Gjergji Gjata është prezantuar zyrtarisht si kandidat për kryetar bashkie të Korçës. Prezantimi i tij si kandidat për Bashkinë e Korçës është bërë në në prani të Enkelejd Alibeajt.

Gjergji Gjata ka lindur në vitin 1971. Studimet e larta i ka kryer për mjekësi, e pas tyre ka bërë një specializim për obstetrikë – gjinekologji, ku prej vitit 2000 punon në spitalin e Korçës si mjek gjinekolog.

Doktor Gjergji është student i Dhjetorit, fakt që ai e thotë me krenari, duke treguar se ka qenë pjesëmarrës aktiv bashkë me shumë studentë të tjerë.

Në një intervistë, Gjata është shprehur optimist për të ardhmen e PD-së.

“Sot forca politike që unë kam prosperuar që në rininë time, PD, është në një moment të vështirë, por mendoj që do të vijë një ditë që PD do bashkohet. Nëse do ndodhë para apo pas zgjedhjeve lokale, kjo do mbetet për t’u parë, por duhet një e djathtë e bashkuar para këtij regjimi dhe është domosdoshmëri. Të gjitha palët mendoj që duhet të reflektojnë, në mënyrë që jo vetëm të dalin me një kandidat nëse do ishte e mundur, por edhe të mendojmë për më tej, për 2025 që nuk është larg”, ka deklaruar ai.

Latest articles

Related articles