Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar që të kalojë kufirin me dokumente false.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Policia ka vënë në pranga edhe një shtetas tjetër, pasi ka pajisur 36-vjeçarin me dokumentet e falsifikuara. Bëhet fjalë për 55-vjeçarin R. B.

“Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u vunë në pranga shtetasi R. B., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles