Skandali në Devoll, këngëtarë e taksixhinj marrin rrogë bashkie, reagon deputeti i PD-së: I shërben të zgjedhurve të kryetarit

Denoncimi i deputetit të PD për punësime fiktive në Bashkinë Devoll: Paratë e qytetarëve shkojnë për patronazhistët

Bledion Nallbati: Kryetari i Bashkisë Devoll kapet në flagrancë duke paguar persona që nuk kryejnë punë në bashki, por punojnë në privat

DEKLARATA E DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, BLEDION NALLBATI

Jam sot para jush per te denoncuar nje tjeter skandal te ketij pushteti. Ate te shperdorimit te parave publike te qytetareve shqiptare dhe konkretisht parate e qytetareve te bashkise devoll.

Bashkia e Devollit, është shembulli tipik se si shpërdorohen taksat e qytetarëve. Sesi fryhet administrata me individë që nuk kryejnë punën për të cilën paguhen.

Emisioni investigativ STOP ka publikuar dje një listë të gjatë me emra, që ndonëse paguhen me rrogë në bashki, gjatë orarit të punës bëjnë çdo punë private përveçse atë të shtetit.

Që nga shoferi i kryetarit të bashkisë e deri tek punonjësit e qëndres kulturore, punonjes sherbimesh, në orarin e punës janë duke kryer lloj lloj punesh private pervec atyre te shtetit per te cilen paguhen njesoj si ata qe shkojn e cdo dite ne pune.

Kjo u provua me zë dhe figurë nga gazetarët të cilët në orarin e punës prenotuan punonjësit e shtetit për shërbime private. Por ajo që e bën edhe më skandaloze situatën është vetë kryetari i emëruar i bashkisë, Eduart Duro, i cili pa iu dridhur qerpiku e pranon fenomenin, madje e mbron në mënyrë qesharake.

Ja shikoni se si kryetari i bashkisë së vjedhur e pranon këtë gjë, madje duke e quajtur krejtësisht normale.

(Video)

E ndërsa bashkia vjedh taksat tona duke paguar njerëz që nuk bëjnë asnjë punë në shërbim të qytetarëve, devollinjtë janë sot në ditët e tyre më të vështira. Investimet mungojnë, qytetarët nuk marrin shërbimet, qindra të tjerë hiqen nga listat e ndihmës ekonomike me justifikimin se nuk ka fonde.

Kjo nuk është bashkia që u shërben qytetarëve, por kjo është bashkia që u shërben vetëm të zgjedhurve të kryetarit, duke shperdoruar parate e tyre. Paratë që kryetari i bashkisë shpërndan për punë të pakryera, mund të përdoreshin për investime publike, rrugë e shkolla, mund të përdoreshin për të ndihmuar në lehtësimin e infrstruturës në bujqësi, mund të përdoreshin për tu ardhur në ndihmë të pamundurve, për të rritur ndihmën ekonomike. Pra, mund të përdoreshin për qytetarët, por kryetari i bashkisë ka vendosur ti përdor për patronazhistët.

Banorët e Devollit sot më shumë se kurrë kanë nevojë që tu kthehet bashkia e vjedhur në 2019-ën dhe qytetarët të marrin shërbimin që duhet, që paratë e tyre të mos shpërdorohen, që paratë e tyre ti kthehen qytetarët në shërbime publike.

Një pushtet i vjedhur s’mund të ofrojë gjë tjetër veçse vjedhje.

Ndaj me 14 maj është koha që qytetarët e Devollit dhe të gjithë Shqipërisë ti japin fund këtij modeli e të rikthejnë pushtetin në dorën e tyre.

Ky fenomen ndodh random ne te gjitha institucionet shteterore te ketij vendi. Eshte nje fenomen i permendur edhe nga raporti paraprak I OSBE- ODIHR.

Une i bej thirje organeve kompetente qe ne menyre urgjente te nisin hetimet per kete rast flagrant, pasi ketu kemi te bejme me shperdorim te hapur te detyres dhe shperdorim te fondeve publike.

Latest articles

Related articles