Ditën e sotme janë arrestuar 6 inspektorë të Portit të Durrësit, pasi akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
Mësohet se në pranga kanë rënë:
1-Inspektor K. S., 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
2- Inspektor L. Ç., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
3- Inspektor M. F., 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës
4- Inspektor N. K., 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
5- Inspektor I. V., 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
6- Inspektor E. M., 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës
Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.