Pse nuk ndez Sali Berisha? – REDAKSIONALE

Për mbi një vit e gjysmë, Sali Berisha ka nisur lëvizjen e maskuar si Rithemelimi i PD por që në të vërtetë është një lëvizje anti-amerikane dhe anti-perëndimore drejtuar nga vetë Berisha. Kjo lëvizje është mbështetur nga thuajse shumica e opinionistëve që dalin në media apo drejtojnë emisione, ata kanë deklaruar se Berisha është një person që çon fjalën e dhënë deri në fund, që Berisha është njeriu i shesheve.

Por, që nga data kur ai zaptoi PD-në me një vendim Zhukri, Berisha nuk ka mundur të përmbushë asnjë premtim të dhënë. Së pari, nuk ka arritur që të bashkojë Partinë Demokratike sikundër kishte premtuar. Së dyti, pasi e shpalli armik Edi Ramën në 7 korrik 2021 nuk ka kryer asnjë akt tjetër ndaj tij. Së treti, ka mbi një vit që ka shpallur revolucionin dhe ka përfunduar në një drejtues mitingjesh më të vogla që ka parë ndonjë herë PD që nga 2013.

Megjithë këto dështime të turpshme, që më shumë e portertizojnë Berishën si një lider të dështuar, sërishmi opinionistët vazhdojnë të mbështesin Berishën duke sulmuar deputetët e PD. Kjo sjellje e tyre nuk është vetëm produkt i egos së sëmurë dhe nevojave financiare që mund të paramendohen. Por, është sjellja e një kaste gazetarësh dhe opinionistësh që duan të sigurojnë ardhmërinë e tyre politike duke sulmuar opozitën për të fituar në opozitë.

Detyra e tyre kryesore shtë të sajojnë pengesa për opozitën që publiku të bindet që opozita nuk vlen asnjë lek, përpos Berishës. Ndërkohë që qytetarët janë të bindur për të kundërtën. Kanë një vit e gjysmë që dalin në emisione dhe i mbushin mendjen vetes se vetëm Sali Berisha mund të fitojë betejën kundër Edi Ramës, ndërsa dështojnë çdo ditë prapë këmbëngulin në këtë çmenduri.

Ata e dinë si të gjithë shqiptarët se Berisha nuk ndez aspak dhe ka dështuar në çdo premtim, por egoja e tyre dhe nevojat financiare dhe dëshira për të ruajtur prestigjin e njerëzve të dhjerë por krenarë i shtyejnë të flasin të pavërtetat që edhe në privat i mohojnë. Prandaj dhe shqiptarët kanë zgjedhur mos t’i kenë më fare në llogari dhe mos t’i dëgjojnë as shohin kur dalin në media ndërsa flasin si njerëz të dehur nga zarfi.

Latest articles

Related articles