Pensionet private, Elvis Ponari: Ofrohet transparencë për menaxhimin e parave dhe mund të trashëgohen

Elvis Ponari, drejtues i kompanive të sigurimeve deklaroi se ka një interes të lartë nga ana e qytetarëve për skemën e pensioneve private pasi pensioni shtetëror nuk ofron një standard jetese.

Duke vijuar shpjegimin e tij, tha se skema e pensioneve private është transparente, pasi fondet nuk do preken me dore pasi janë depozitarët ata që mbajnë paratë. Një tjetër e mirë e këtij drafti sipas Ponarit është se këto para që ke kursyer mund të trashëgohen ose në rast të ndonjë aksidenti mund t’i marrësh menjëherë pa asnjë interes.

Ka shumë interes, sidomos në momentet e fundit që po bënim përmirësimin e projektligjit, pensioni shtetëror nuk të jep standard jetese kur të dalësh në pension. Ky format është bërë për ata që nuk kanë mundësi të kursejnë nga rroga e tyre, apo të bëjnë investime. Nga kjo rrogë duke hequr një pjesë të lekëve ka incentivë fiskale. Pjesa që e heq të hiqet nga tatimi.

E mira është transparenca, fondet që marrin dhe administrojnë nuk preken fare me dorë. Janë depozitarët që i mbajnë paret. Nëse ndodh diçka nuk i prek as banka as kompanitë. Ne vetëm administrojmë. Këto para nëse largohesh nga jeta nga ISSH nuk merr asgjë, këto lekë që ke kursyer trashëgohen. Nëse gjatë fazës së punës sëmuresh do marrësh një pension nga shteti, por edhe paratë që ke kursyer i merr menjëherë pa taksa

Stepen pasi nuk e kemi si kulturë kursimet. Në Greqi ka 150 vite që operohet me skema private. Është formë kulture, sjelljeje. 1 mijë lekë në muaj, gjatë gjithë jetës tënde mund të behën 3 mijë lekë. Rriten në formë progresive, interesat janë të larta.

Nuk kam informacion, por në rast se ka ndodhur nuk quhet faliment, por mosmenaxhim i fondeve. Unë kam pasur gjithmonë sigurim shëndetësor privat, pasi nuk duan të kurohem nga shteti, dua të futem nga privati. Më mirë fus dy lekë më shumë te një kompoani private dhe shkoj sa herë dua, tek shteti nuk e merr këtë shërbim.

E mira është të bëhet tek të dy. Një kompani x paguan x lekë për individin dhe individi paguan për vete. Pagesën që kompania bën  për një individ është pa taksa. Si “SIGAL” kemi 140 kompani që e bëjnë, është një arkë kursimi e dytë.

Për këta që punojnë në të zezë, ose që s’kanë punuar në ISSH mund të besh blerje për vitet e munguara, por më mirë është nëse do bashkëshorti ose djali këtë person ta ndihmojë me një fond privat duke ia paguar nga xhepi i vet. I kalon në një fond privat në mënyrë që t’i përfitoni si fond privat.

Latest articles

Related articles