Dërgimi i Kiarës në nominim nga Olta ka shqetësuar shumë Luizin, aq sa e ka lënë këtë të fundit pa gjumë.
Duke biseduar me Tanin në orët e para të mëngjesit, ai tha se kjo ka qenë nata e parë që ai nuk ka mundur dot të flejë gjumë.
Luizi duket se është në siklet, pasi Kiara rrezikon të dalë nga shtëpia.
Më herët, ky i fundit u shpreh se nëse Kiara eliminohet, askush në shtëpi duke nisur nga Olta e deri te banori i fundit, nuk do e bëjë gjumin e qetë.
Luizi dhe Tani shkuan në dhomën e gjumit dhe nisën të tregonin barsoleta. Të pranishme ishin edhe Kiara me Oltën.