Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Xhavzotaj, Durrës. Një 30 vjeçar ka përplasur me makinë një 50 vjeçar dhe një të mitur por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.”, njofton policia.