Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një insulti cerebral.
Pipero është marrë menjëherë nën vëzhgim nga kolegët e tij dhe po ndiqet në reanimacion.
Burimet kanë konfirmuar se Piperos i është bërë ndërhyrja në kokë dhe tashmë ka reaguar.
Fatmirësisht, mjeku është jashtë rrezikut për jetën.