Tabaku: Borxhlinj ndaj heronjve që folën të vërtetën përballë diktaturës komuniste!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmorët dhe heronjtë e 20 shkurtit të vitit 1991, e cila përkon me rrëzimin e statujës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ajo ka shkruar se askush nuk duhet të harrojë trimërinë e atyre që guxuan të flasin të vërtetën përballë diktaturës.

“I përjetshëm kujtimi dëshmorëve & heronjve që sakrifikuan shumë për një Shqipëri demokratike dhe perëndimore. Askush nuk mund të harrojë trimërinë e atyre që guxuan të flasin të vërtetën përballë diktaturës më të ashpër në Europë. Përherë borxhlinj ndaj tyre! Përpjekja e njeriut kundër pushtetit është lufta e kujtesës ndaj harresës” Milan Kundera”, ka shkruar Tabaku.

Latest articles

Related articles