“Rreth flamurit të përbashkuar…”, tradita më e re e më patriotike në shkolla (Video)

Çdo të hënë mësimi në shkollat e Shqipërisë nis me himnin kombëtar, e kthyer në traditë tashmë.

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video me nxënësit e një prej shkollave të kryeqytetit, “Fan S. Noli”.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Vendimi që himni kombëtar të këndohet në shkolla u mor ditën që shënoi 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Latest articles

Related articles