Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 77 vjeçarin Shefki Bylykbashi, i cili vrau katër ditë më parë djalin e tij, Hamdi Bylykbashi.
“Më lini more, njeri jam edhe unë”, mësohet të ketë thënë ai para gjykatës.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku 77 vjeçari Bylykbashi vrau djalin e tij 50 vjeçar me çekiç në kokë, ndërsa fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale. Viktima ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe kishte pak kohë që ishte kthyer nbga Gjermania.
50 vjeçari ishte përdorues i pijeve alkolike dhe një ditë para se të vritej nga i ati, ai kishte tentuar ta hidhte atë në pus.