Turqia ka përfunduar përpjekjet e shpëtimit në të gjitha provincat, përveç dy, pothuajse dy javë pas tërmetit që deri më tani u ka marrë jetën mbi 44 mijë personave.
Agjencia turke për fatkeqësitë tha se kërkimet do të vazhdojnë ende në Kahramanmaras dhe Hatay.
Edhe pse nga rrënojat janë nxjerrë të mbijetuar edhe pas 12 ditëve, shpresat po shuhen për të gjetur dikë tjetër të gjallë.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 44,000 njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.
Numri i të vdekurve pritet të rritet ku shumë njerëz janë ende të zhdukur.
“Në shumë nga provincat tona, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar,” u tha gazetarëve në Ankara shefi i agjencisë së fatkeqësive, Yunus Sezer.
Ai tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin në rreth 40 ndërtesa në të dy provincat, Kahramanmaras dhe Hatay.