Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të udhëtojë të hënën drejt Kievit në Ukrainë ku do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskiy.
Meloni kishte paralajmëruar disa ditë më parë se planifikonte të vizitonte Ukrainën përpara 24 Shkurtit, data që shënon 1-vjetorit e sulmit rus në Ukrainë.
Kryeministrja Meloni është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, pavarësisht qëndrimit të ndarë që ka brenda koalicionit të djathtë qeverisës në Itali.
Silvio Berlusconi, lideri i partisë Forza Italia që është në koalicion me Melonin, fajëson Presidentin ukrainas për luftën me Rusinë.
Ndërsa Partia Popullore Europiane, anëtare e së cilës është edhe Forza Italia, njoftoi se do të anulojë një takim të planifikuar në Napoli në muajin Qershor, për shkak të komenteve të Berlusconit për Ukrainën.