Deputeti i PD: Ne ende si kemi rrëzuar enverët e vegjël brenda vetes

Deputeti i PD Flamur Hoxha, ka shprehur indinjimin e tij në ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Ai shprehet se shoqëria ende si ka rrëzuar enverët e vegjël brenda vetes dhe bashkarisht harruam të shkuarën.

Postimi i plotë

Rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës por bustet e enverëve të vegjël brenda e mes nesh i ruajtëm dhe bashkarisht harruam të shkuarën!

Dita e kujtesës për diktaturën e egër komuniste dhe sistemin e vuajtjes e persekutimit çnjerëzor, na kujton se rrëzuam shtatoren e bronztë të diktatorit e mbajtën për tre dekada bustet e gjalla të ngjizura nga ajo diktaturë 50 vjeçare.

Ende sot jetojmë në trazicion të pafund e vuajmë nga kulti i individit i nje regjimi që përsëritet dhe përfundimisht duhet tërhequr zvarrë, duhet larguar njëherë e përgjithmonë.

Latest articles

Related articles