Aktorët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku së fundmi i janë përgjigjur disa pyetjeve lidhur me jetën e tyre private.
Të vendosur në “karrigen” e të ftuarëve në “Zemër Luana”, , kapitenët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të forta ose të pinin një shishe birre me fund. Besi dhe Olsi u pyetën për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, cila ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar.
Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Eglin ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.
Ndërsa, Bes Kallaku nuk preferoi të jepte një shifër për dhuratën që i ka bërë partneres së tij të zemrës, Xhensilës, por tha se i ka dhuruar një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit.
Edhe edhe pse ai nuk e tha shifrën, në internet rezulton se ajo makinë kushton rreth 58.000 Dollarë.