Plagoset shqiptari në Cervaro. 62-vjeçari u rrëzua, duke goditur kokën. Aksidenti ndodhi gjatë punës, teksa shqiptari ishte duke larë gjatë një kamioni.
Në vendngjarje mbërritën karabinierët e Cassino dhe urgjenca Ares. Po ashtu një helikopter zbriti në sheshin e kompanisë duke e transferuar të plagosurin në spitalin Tor Vergata në Romë, raporton ‘Frosinonenews.eu’.
Nuk dihet se si është gjendja aktuale e shqiptarit.