Veliaj vs. Këlliçi, lojë pa top në Tiranën 2023

Teksa na ndajnë edhe më pak se tre muaj nga zgjedhjet vendore, shtriganët e manipulimit me sondazhe janë rikthyer.

Kryebashkiaku Veliaj ka sipas një sondazhi të Euronews Albania del fitues të mandatit të tretë me 54.1%te votave, ndërsa kandidati i Foltores, Belind Këlliçi, duket se ka vetem 27.4% mbështetje, një minimum historik.

Por…

Sipas një sondazhi në rrjetet sociale pranë profileve Ilir Metaj dhe Sali Berishës, Belind Këlliçi del me 59 % ndërsa Veliaj me 41 %.

Të dyja sondazhet janë ekspozuar për të krijuar “profecinë që vetërealizohet”. Pra, shqip: bëje Zot realitet.

Erion Veliaj fitoi në garën e fundit reale të 2015, me mbi 40 mijë vota më shumë se kandidati i PD Halim Kosova, kur PD ishte e bashkuar dhe e fortë në territor. Në 2019 nuk kishte garë reale. Veliaj shpiku kandidatë të pavarur për tu dukur demokratik dhe mori veç 105 mijë vota, pa pasur një kandidat të opozitës/PD kundër. Një skandal i vërtetë brenda Partisë Socialiste.

Ndërsa Belind Këlliçi që mori rreth 11 mijë vota personale në prill 2021, në zgjedhjet e primares brenda Foltores mori veç 4 mijë vota, duke dëshmuar se dikush e kish ndihmuar një vit më parë. Piruetat e tij politike nga Berisha tek Basha tek familja Berisha, duke i dalë kundër vullnetit të SHBA, ka ndikuar në abrazimin e figurës së tij.

Latest articles

Related articles