Me Oltën apo Luizin, Armaldo sqaron vendin e tij në shtëpinë e BBV!(Video)

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio.

Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Por veç debateve, ka patur edhe raporte të afërta mes banorëve. Armaldo i cili një herë afrohej me Luizin, e një herë me Oltën, sot sqaron një herë e mirë pozicionin e tij në BBV Radio.

“Përsa i përket Oltës nuk e kuptoj pse është ky perceptim. Unë edhe para debatit me Luizin, këtë raport kam patur me Oltën. Unë kam qenë gjithmonë në bisedime edhe me ata, edhe me ata. Në momentin që nuk është dhënë një debat i Oltës dhe Luizit, Luizi ka qenë i rënduar, unë i mora vajzat dhe thashë hajde ta ngremë, sepse ai nuk duhet të bjerë. Të njëjtën gjë kam bërë edhe me Oltën, kur ajo ishte emocionuar te pishina, e demoralizuar në një këndvështrim që ajo shikonte me veten e saj dhe nuk pranonte disa gjëra, unë përsëri bëra të njëjtën gjë i thashë që duhet të vazhdojë lojën dhe të përballojë sfidat që i dalin përpara. Ne jemi këtu të tregojmë forcën tonë para të gjithë teleshikuesve. Ky ka qenë vendi ku unë kam dashur të jem. Unë kam luajtur me një thikë me dy presa. Unë e zgjodha vetë këtë rrugë për të treguar që unë në këtë lojë nuk jam me asnjërin pavarësisht si më shohin banorët, publiku mund të më shohë ndryshe. Ka qenë një luftë e ashpër me veten. Ka qenë edhe vështirësi.”- tha Armaldo.

Latest articles

Related articles