Carsten Linke, një zyrtar i inteligjencës gjermane tradhtoi në favor të Moskës. Linke – sipas zbulimeve të fundit të Spiegel – u kaloi rusëve sekretet mbi Himars, raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, me ndihmën e një bashkëpunëtor që vepronte si korrier: Arthur Eller, një tregtar i gurëve të çmuar dhe metaleve i lindur në Rusi dhe banues në Bavari. Arsyet e tradhtisë janë sa ideologjike, po aq ekonomike.
Kohët e fundit ka shumë spiunë “ilegalë” të demaskuar, agjentë pa mbulesë diplomatike që janë strehaur apo janë përpjekur ta bëjnë këtë në Europë duke përdorur identitete të rreme, zakonisht të Amerikës së Jugut.
Rusia ka përshpejtuar operacionet e spiunazhit duke dërguar burra e gra në vende të ndryshme dhe ka rrezikuar sepse ka një përplasje të vazhdueshme, në të cilën perëndimorët kanë vendosur sanksione dhe kanë dërguar armë në Kiev. Është një fluks furnizimesh që nuk është ndalur kurrë dhe mbi të cilin shërbimet e Putinit nuk kanë mundur të ndikojnë për ta penguar atë.
Gjatë vitit të kaluar, spiunë rusë janë arrestuar në Holandë, Norvegji, Suedi, Austri, Poloni, Shqipëri dhe Slloveni, ndërsa rreth 400 të dyshuar janë dëbuar nga ambasadat ruse në të gjithë Evropën.
Gjuetia e “urithëve” është një detyrë magjepsëse, por edhe e gjatë, ndonjëherë e lodhshme. Kundërzbulimi duhet të shqyrtojë sjelljen, jetën private, burimet ekonomike, punën, kontaktet sociale. Nuk është gjithmonë një jetë “brilante”: ka rutina, zakone në dukje “të pafajshme”, madje edhe sjellje të mërzitshme për t’u ndjekur.
Këto ditë në Shtetet e Bashkuara është botuar një libër i quajtur “njeriu i 4t” – The Fourth Man, shkruar nga ish-agjenti i CIA-s, Robert Baer, një figurë shpesh e pranishme në media si ekspert, ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara. Në librin e tij, kushtuar viteve 1990, një periudhë e vështirë sfidash të mëdha, ai argumenton se një nga menaxherët e kundërzbulimit të agjencisë, Paul Redmon, në fakt ishte i lidhur me rusët. Ai ishte, sipas asaj që shkruan, “njeriu i katërt” pas Edward Lee Howard, Aldrich Ames dhe Robert Hanssen, personazhe që shkaktuan rrjedhe të mëdha informacioni sekret. Teza, e bazuar në burime të brendshme të CIA-s dhe FBI-së, megjithatë u hodh poshtë nga të tjerët, duke u konsideruar e brishtë.