Moti për sot/ Kthjellime dhe vranësira, fundjavë me temperatura deri në 18°C

Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar në Veri dhe Verilindje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 8m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1 ballë.

Latest articles

Related articles