Lita: SPAK do ta nxjerrë nga strofulla Vis Martinajn! Me heqjen e pasurisë familja…

Gazetari Lavdrim Lita foli në emisionin Review në Euronews Albania në lidhje me sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj.

Lita tha se SPAK po e heton Martinaj sikur ai është gjallë dhe po mundohet ta nxjerrë nga strofulla duke i sekuestruar pasurinë.

Gazetari shtoi se jeta e familjarëve të tij do të vështirësohet shumë në momentin që bizneset e sekuestruara nuk janë rentabël.

Nëse Ervis martinaj është gjallë ata duan ta nxjerrin nga strofulla. Se jeta e familjarëve të tij do të vështirësohet jashtëzakonisht shumë. Pasi te sekuestrimi i pasurive janë e gjithë jeta ekonomike e familjes së tij dhe të afërmve. Janë sekuestruar apartamente, makina, hotele dhe biznese dhe nuk e di nëse familja e tij do të arrij të mbijetojë me të ardhura të tjera kur këto biznese nuk do të jenë rentabël”, tha Lita.

Latest articles

Related articles