Kush janë biznesmenët në listën e zezë që është shqetësuar Berisha ?


Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi ambasadoren e SHBA Yuri Kim dhe kryeministrin Rama, se kanë ushtruar skemat e gjobvënies në Shqipëri. Sipas tij, Yuri Kim thërriste një nga e një biznesmenët në zyrë dhe u thoshte se me që financonin “Foltoren” do sanksionoheshin. Ai ka përmendur edhe Lulzim Bashën në tabllonë sinotike.

Lajmi për gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë nga McGonigal u dha fillimisht nga Washington Examiner, por siç u vërtetua më pas autori i shkrimit u detyrua të pranonte se këto informacione i vinin nga Tirana, madje ai referonte disa portale qe janë të njohura për shkrime intimiduese ndaj biznesmenëve në Tiranë.

Këto lajme u botuan edhe portali i familjes Berisha, Syneti.

Por kush janë biznesmenët në listën e zezë që është shqetesuar Berisha.

A janë ata që financojnë aktivitetin e tij?
A jane ata që ishin në dasmen e djalit të tij?
A janë ata që kanë aksione të familjes Berisha?

Sot Berisha u shfaq shumë i shqetesuar për biznesmët që janë në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe. E si gjithmone “ fajin e ka Basha” sepse tani duhet nje “faj” i si pas ka dështuar në çdo akuzë të ngritur ndaj tij deri me sot.
Por Berisha e ka një hall të madh. Ai sot smbron dot as veten jo më oligarkët e Dasmës.

Latest articles

Related articles