Ndodh që në futboll, lojtarët mund të mbivlerësohen, por ka edhe raste kur disa prej tyre kanë paga që janë thjesht jashtë normales, nëse meret parasysh kontributi i tyre në ekip.
Lojtari i cili mban vendin e parë, për rrogën e marrë krahasuar me kontributin në fushë, është Eden Hazard. Belgu ka pagesën më të lartë nga të gjithë shokët e ekipit. Ai merr 15 milionë euro neto në një sezon, e kontrata i përfundon në verën e 2024.
Këtë vit ka bërë vetëm 3 paraqitje në La Liga dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Në vend të dytë është mbrojtësi anglez Harry Maguire. Ai e ka humbur vendin e tij të titullarit te United, por rroga e tij mbetet e një ylli, 10.7 mln euro neto në vit.
Në Premier League ka luajtur vetëm 10 takime këtë sezon, ndërsa ka qenë i dëmtuar, por trajneri Ten Hag, nuk e shikon më si të pazëvendësueshëm.
Saul Niguez që u rikthye te Atletico Madrid pas huazimit nga Chelsea me të njëjtën pagë si më parë: 7 milionë euro dhe kontratë deri në vitin 2026. Mbrojtësi nuk ka luajtur as 1/3 e minutave që ka në dispozicion këtë vit; ai ka 17 paraqitje, 1 gol, 1 asist dhe 7 kartonë të verdhë.
Situata e Bakajoko-s te Milani është e qartë; ka 0 paraqitje dhe shumë oferta të refuzuara gjatë merkatos së Janarit. Në fund të sezonit ai do të kthehet te Chelsea, por deri atëherë do të fitojë 5 milionë në vit, të paguara nga kuqezinjtë.
Ai shikohej si një nga talentet e futbollit anglez, por Dele Ali ka dështuar. Aktualisht luan te Besiktas, i huazuar nga Evertoni që e mori nga Tottenham me një formulë të veçantë: 0 euro për kartonin dhe bonuse deri në 40 milionë euro në varësi të aktivizimit.
Dele Ali ka luajtur 12 ndeshje në Super Ligë, por 6 herë ka qenë në stol. Një shifër e lartë për një futbollist që merr 6 mln euro në një sezon.