Video| Transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, shoferi braktis mjetin dhe largohet

Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është goditur nga policia në Gjirokastër.

Në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, policia i bëri shenjë një automjeti që drejtohej nga 27-vjeçari L.L. që të ndalonte. Ky i fundit nuk iu bind urdhrit dhe u largua. Ai braktisi mjetin në vendin e quajtur “Kthesa e Fosforit” në Memaliaj dhe u arratis duke përfituar nga errësira mbrëmjen e së enjtes.

Gjatë kontrollit në automjet, policia konstatoi 11 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët ky shtetas do t’i transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit.

Gjithashtu, brenda mjetit u gjet edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

27-vjeçari me iniciale L.L. nga Shkodra u shpall në kërkim nga policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles