“Jo vetëm gratë, por edhe burrat, që janë të siguruar dhe kanë të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes. Por kjo kulturë është ende shumë pak e zhvilluar në Shqipëri.“
Sipas sociologëve, kjo lidhet me disa faktorë siç është mosndërprerja e punës nga burrat të cilët ende shihen si shtylla e familjes apo edhe diskriminimi që mund të ndiejnë në rrethin shoqëror.
Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, për vitin 2022 vetëm 6.4 % e burrave kanë marrë leje lindje nga mbi 13 mijë gra që kanë sjellë në jetë një foshnje dhe kanë qenë të siguara.
Ndërsa një vit më parë ky numër ka qenë më i ulët për burrat, vetëm 4%. Por numri i grave të siguruara që kanë sjellë në jetë një foshnje mbetet më i lartë.
Në vitin 2015, ligji për Sigurimet Shoqërore përfshiu edhe burrat në lejen e lindjeve. Sipas këtij ligji, vetëm kur fëmija të jetë 63 ditësh babai mund të përfitojë lejen e lindjes.
Kjo në momentin që ka përfunduar raporti i detyrueshëm mjekësor për nënën. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore, 6 muajt e parë të lejes së lindjes paguhen me 80% të pagës, ndërsa 6 muajt e tjerë me 50% të pagës.