Nga dhuna në familje, te drejtimi i makinës në gjendje të dehur, arrestohen 10 persona në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ndaluan shtetasen F. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Kjo shtetase dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit H. F. dhe E. F.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan:

– I. N., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, u gjet një armë gjahu (çifte), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– F. M., 56 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– P. Q., 35 vjeç dhe I. Gj., 55 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– A. P., 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. G., 36 vjeç, banues në Itali, dhe J. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest articles

Related articles