I kaloi sekrete rusëve, jepet dënimi për spiunin e Ambasadës Britanike

Një 58-vjeçar anglez është dënuar me 13 vite burg, pasi pranoi se i kishte kaluar sekrete Rusisë ndërkohë që punonte si roje në Ambasadën Britanike në Gjermani.

David Smith ishte mbështetës i Vladimir Putinit dhe urrente Mbretërinë e Bashkuar, gjë që e çoi që të mblidhte dokumente të klasifikuara në vitin 2018, dokumente që rrezikonin jetën e personave që punonin në ambasadën në Berlin.

Gjyqtari i çështjes tha se këto dokumente, ai nisi t’ia kalonte Ambasadës së Rusisë në vitin 2020 dhe i premtoi se “kishte informacione të tjera gati”, në këmbim të shpërblimit financiar.

Lajmi i arrestimit të një spiuni brenda Ambasadës Britanike në Berlin tronditi botën në verën e vitit 2021.

Latest articles

Related articles