Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.
Kandidatet ishin tre, gjyqtaret Holta Zaçaj, e cila mori 4 vota, Fiona Papajorgji me 3 vota dhe Marjana Semini me 2 vota.
Për këtë arsyeje, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.
Gjykata Kushtetuese në për tre vite pushoi së funksionuari pasi nuk kishte anëtarë për të plotësuar kuorumin dhe u artikulua nga politika si institucion i cili mund të zgjidhte krizat e shpeshta politike. Plotësimi i saj me nëntë anëtarë me mandat të plotë u bë pak javë më parë kur Holta Zaçaj u betua para presidentit të Republikës.