Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë

Një tërmet i fuqishë ka goditur Kroacinë pak më parë. EMSC raporton paraprakisht se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter, i cili ka shkundur pjesën veri-perëndimore të vendit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Itali dhe Slloveni. Lëkundjet sapo kanë ndodhur dhe nuk ka ende raportime për dëme materiale apo në njerëz.

Pak ditë më parë Turqia u godit nga dy tërmete të fuqishme duke shkaktuar dhjetëra mijëra viktima, gjë e cila solli edhe një riaktivizim të lëkundjeve në rajon.

Latest articles

Related articles