Znj drejtuese e senacës. Këtë parlament fjalën kam pasur dhe dua ta përdor. Opozita në 2006 vetëm një vit pasi erdhi në qeverisje e bëri kryetaren e kuvendit të ishte në Progres Raportin e BE. U ngrit gjithë Parlamenti Europian që opozita të kishte hapësirë në parlament dhe u përfshi në progres raport, që opozita të kishte komisione parlamentare, të kishte interpelancë dhe kryesuesi i opozitës të fliste pas Kryeministrit.
Më bëhet qejfi që një grup deputetësh të opozitës duan të ngrenë komision hetimor, siç mbështes çdo mocion për debat, pyetje dhe interpelancë. Biem dakord që komisioni hetimor të zhvillohet ashtu siç mbështes interpelancën dhe mocionin me debat. Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht. Duhet të na sqarojë Kryeministri se çfarë fshihet pas aktakuzës së FBI.
Ne nuk mund të qëndrojmë pa folur për ato që po ndodhin çdo ditë me qeverisjen, njerëzit kërkojnë nga ne përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Unë sot dua të flas për çështje që lidhen me qytetarët. Kemi 3 muaj që nuk flasim për buxhetin
Sot kalon kontrata e Pullës Fiskale, dua të flas për ndryshimin e ligjit për kontrollin financiar, dua të flas për largimin e znj.NIkolla.
Nëse është dikush që nuk dëshiron të flas, është qeveria, njerëzit presin që ne të flasim për qytetarët se për këtë jemi votuar.
Ka pasur dy kërkesa për ligjet e komisioneve hetimore, një nga unë dhe një nga z. Spaho. Çfarë e pengon kuvendin që të ngrejë një komision hetimor? Nuk besoj se ju bën nder juve apo opozitës kjo sjelje.
Sot, njerëzit presin që ne të flasim për korrupsionin, ekonominë, shpopullimin.
Na lejoni të flasim dhe të debatojmë për mocionin, të zhvillojmë interpelancën e të flasim për çështjen e FBI.
Ta sjellim seancën në binarë. Lejoni që të organizohet një nga kërkesat e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor.
Jemi këtu për të folur për qytetarët na lejoni që të flasim për qytetarët.