Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi që interpelanca me kryeministrin Edi Rama të zhvillohet sot. Tabaku tha se Konferenca e kryetarëve duhet të mblidhet sot për të bërë këtë diskutim.
Jorida Tabaku: Interpelanca është e menjëhershme dhe nuk mund ne të vazhdojmë ndryshe procedurialisht. Na lejoni të debatojmë për gjërat që kemi rënë dakord. Kam shumë interes të flas për Pullat Fiskale, na lejoni të debatojmë për ëështjen që kemi bërë kërkesa për tu futur në rendin e ditës. Nuk mund të votohet në seancë që nuk është në përputhje. Interpelanca duhet bërë menjëherë. Ju bëj një kërkesë logjike, të mblidhet konferenca e kryetarëve tani dhe të diskutohen shtesat në pikë.