Nga Poli Hoxha
Është shkruar në SHBA dhe po ndodh. Politikanët e korruptuar të 32 viteve tranzicion janë rrezik fondamental jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Perëndimin dhe duhet të japin llogari politikisht dhe penalisht, të spastrohen me hir apo pa hir.
Në një bisedë televizive pak kohë më parë në emisionin e Beti Njuma ku gjendesha përball Sali Berishës së bashku me profesorin dhe analistin Mentor Beqa, në debat e sipër ai deklaroi për herë të parë se “nongrata” e tij amerikane është një çështje kombëtare!
Pra motivacionin anglo-amerikan, “korrupsion domethënës dhe minim i demokracisë”, fatin dhe dinjitetin e tij personal për të cilin nisi Foltoren, tashmë ai nuk e lidh vetëm me fatin dhe dinjitetin e Partisë Demokratike të cilat i ka çuar përtokë, por me të vetë Shqipërisë.
Nëse menjëherë pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha, ai deklaroi se “një parti që nuk mbron liderin e saj historik nuk e meriton që të ekzistojë”, tani ka kaluar në fazën; Nëse nuk më shpëtoni dhe më mbroni mua, atëherë as Shqipëria nuk e meriton që të shohë ditë të qeta!
Për hir të së vërtetës Sali Berisha është në rregull me të vetën. Ndërkohë që çështjet në SPAK që vërtiten rreth emrit të tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë janë bërë kapicë, ai ka shpallur një revolucion.
Bën protesta kundër Edi Ramës, por këtij i shkon me qirinj te zyra. Kur “protestoi” te selia e PD-së, nëse ambasada amerikane nuk do ti jepte ultimatum Edi Ramës që të ndalte lojën makabre dhe të lejonte policinë që të ndërhynte, gjaku “demokrat” për pak u derdh lum.
Në protestat e tij nuk shkon Dashamir Shehaj, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule e madje as Fatmir Mediu.
Kur revolucioni kapi “kulmin” me çështjen e paprecedentë, McGonigal, të korrupsionit dhe të minimit të PD-së kur ishte rrezik real për Ramën, Sali Berisha e devijon në “revolucion erotik”.
Pastaj shpall rrethimin e parlamentit monist dhe përfundon duke bërë thirrje për protestë kombëtare, kundër gjykatave. Është interesante nëse do ta sulmojë edhe Apelin e Tiranës në 3 mars me armë të ftohta, për të marrë vulën siç bëri me selinë e PD-së në 8 dhjetor të vitit të shkuar. Sali Berisha e ka shkruar vetë në ballin e tij të gjerë, se është në luftë për të zhbërë; “Çfarë është shkruar, do të bëhet”.
Nga ana tjetër Edi Ramës i ka mbetur vetëm Dubai dhe natyrisht, edhe Sali Berisha këtu. Janë të vetmit të kthjellët, në gjithë këtë që po ndodh. Thelbi nuk është mbajtja e pushtetit dhe statukuosë politike duke mbajtur peng dy polet e vetme politike PS dhe PD, por pasuria e vjedhur.
Tani nuk synojnë që të negociojnë pushtet, por mos-sekuestrim dhe mos ndëshkim penal. Për këtë ju duhet që të fitojnë dhe të blejnë kohë.
Duke bashkuar fuqinë financiare dhe mediatike të madhe që kanë, po krijojnë përshtypjen se në këtë vend nuk ka faktorë të tjerë politik përveç atyre të dyve. Se zgjidhjet, emrat pas tërmetit që është në veprim, mund të negociohen vetëm me ata.
Në këtë kurth duket se ka rënë edhe një pjesë e PD-së properëndimore. Kompleksohen kur Berisha i vendos përpara alternatives: po nuk ju bashkove revolucionit je me Edi Ramën; po nuk erdhët në gjirin tim e madje me kokën ulur, jeni të shitur te Edi Rama!
Bëjnë sikur harrojnë se kjo që po ndodh nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse nuk do të niste pikërisht kundër ramizmit dhe berishizmit, si murtaja të demokracisë dhe shtetit ligjorë. Te të gjithë ata që nuk kanë ngrënë lugën e prishur të çorbës së tyre, por që ndjekin ende Ramën, Berishën, Metajn, apo edhe te dilematikët dhe të frikësuarit prej tyre, mungon fare logjika dhe madje edhe pragmatizmi individual.
Treshja, R&B&M, vetë po lufton për të negociuar dhe amnistuar të shkuarën e zezë të tyre, këta i shohin si alternativa të së ardhmes ku mund të lidhin fatin e tyre politik apo çfarëdo tjetër.
Ata po negociojnë “vrimën ku futet miu”, budallenjtë besojnë se ata janë ariu!
Njerëz, mendohuni dhe nxitoni drejt ndryshimit, sot! Nesër do të jetë shumë vonë!
Kryeministri dhe Qeveria e tij më shumë duhet të përgjigjen për fitimin e munguar, se sa për dëmin efektiv!E thënë me fjalë të tjera, brezi që po rritet sot mes shembullit të mashtrimit, drogës, krimit dhe korrupsionit do të jetë ai që do të duhet të marrë në dorë të ardhmen!Kur të vijë ajo ditë do