Gazetari Arian Çani thotë se revolucioni nuk mund të kryhet, nëse thirrja për realizmin e saj vjen nga një parti politike.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Arian Çani u shpreh se prej vitesh, opozita nuk është në një linjë me popullin.
Sipas Çanit, përderisa nuk ka reagim ndaj vjedhjeve dhe korrupsionit në vend, kjo tregon që njerëzit janë indiferentë.
“Opozita në këto momente, prej vitesh nuk arrin dot të jetë në një frekuencë me popullin, me turmat e mëdha të njerëzve. Një revolucion i thirrur nga një parti, unë personalisht nuk besoj, kushdo qoftë ky. Arsyet mund të jenë të shumta.
Në një vend ku njerëzit abuzohen me xhepat e tyre pafund, ku faktet janë në dritë të diellit dhe njerëzit janë indiferentë, do të thotë që njerëzit kanë gjetur mënyra të tjera për të jetuar. Po t’u bënte përshtypje do ishin në rrugë”, theksoi ai.