Deputeti Enkelejd Alibeaj këmbënguli dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në Kuvend dhe te japë sqarime në lidhjet e pretenduara me ish-agjentin e FBI-së.
Ai theksoi se në konferencën e kryetarëve është diskutuar për shumë çështje, ndaj iu drejtua nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt, që mos të provokojë parlamentin, por të vijojnë me interpelancën.
“Ka pasur katër kërkesa në konferencën e kryetarëve, Interpelanca, seancë pyetje përgjigje, mocion me debat për Rama- Mc Gonigal, por edhe një kërkesë për komision hetimor.
Nëse ato bashkohen bashkë, do duhet të shqyrtohen sot, sepse interpelanca shqyrtohet në seancën e parë është sot. Mos provoko parlamentin, ne duam të flasim me kryeministrin dhe të vijë aty dhe të japë sqarime”, tha ai.