Debate të forta ka pasur mes Ermionës dhe Oltës në shtëpi. E gjithë zanafilla e debatit ishte një fjali që aktorja e kishte thënë teksa ndodhej në dhomën ku fle Ermiona. Ajo ishte shprehur se vjen era këmbë.
“Mua këmbët edhe më vijnë erë, me thënë të drejtën”, thotë Ermiona dhe Olta ia kthen: Vazhdon akoma.
Debati mes vajzave vijoi ku “ pa dashur” Ermiona dha dhe një informacion nga jashtë, duke i thënë se “ njerëzit jashtë nuk të pëlqejnë”.
Më pas Olta e pyeste vazhdimisht “ a nuk më pëlqejnë? A nuk kam fansa jashtë?” .
Ermiona nuk shtoi më asgjë në lidhje me këtë pasi Bledi i thoshte që të ketë kujdes, të mos japë informacion nga jashtë.
Pjesë nga biseda:
Ermiona: Është ofenduese ajo që ke thënë. Në vend që të thuash më fal të gjithëve këtu, ti bën kështu si kryeneçe kot
Olta: Nuk bëj kot, unë jam kryeneçe
Ermiona: Po mirë atëherë, vazhdo se e ke shumë mirë kështu, se gjithë njerëzve atje jashtë je duke u pëlqyer shumë
Bledi: Jo me këto
Olta: S’janë?
Ermiona: Jo pra
Olta: Nuk më pëlqejnë?
Ermiona: Jo fare, me këto sjellje kështu. Ja po ta them
Olta: Nuk kam fansa fare atje jashtë? Nuk më pëlqejnë ata jashtë?
Bledi: Jo me këto informacione