Sipas analizave të kryera nga ekspertë të organizatës UNICEF, pesë janë shtetet më të mira për të rritur fëmijët tuaj.
Japonia renditet në vendin e parë sa i takon vdekshmërisë më të ulët në botë të fëmijëve, si dhe numrin më të vogël të atyre që vuajnë nga obeziteti.
Ndonëse nuk është në krye të renditjes së përgjithshme të Unicef-it, Estonia vlerësohet për një numër të madh faktorësh. Fëmijët janë të ekspozuar shumë pak ndaj ndotjes së ajrit, ndotjes akustike apo pesticideve.
Sipas UNICEF-it, Spanja ka nivelin më të ulët të fëmijëve që sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit ose ujit. Fëmijët në Spanjë kanë mirëqenie të lartë. Ata dallojnë për aftësitë sociale, artistike dhe akademike.
Finlanda, e cila renditet e pesta në raportin më të fundit të UNICEF-it, konsiderohet vendi ideal sa i takon hapësirave të gjelbra dhe cilësisë së ajrit.
Është gjithashtu një nga vendet me performancën më të mirë në botë për sa i përket arsimimit dhe aftësive matematikore të fëmijëve.