Nga Indrit Vokshi
Pornoja, nuk ka më ndikim në ketë shoqëri. Ka qenë kohë tjetër ajo kur pornoja ishte risi dhe disi ekzotike. Kush kishte aparat video dhe gjente kasetë porno, kishte të drejtën që të nesërmen të fliste si lektor para shokëve, tu tregonte çfarë kishte parë. Parja e pornos ishte disi monopol. Ndodhte që grup çunash adoleshentë shihnin porno bashkarisht tek shtëpia e njërit apo tjetrit. Pastaj doli dixhitalbi dhe hakerimet e para ishin t’i vidhje kodin plakut ose t’i thoje se ato kanalet janë fshirë, që duke ndërruar stacionet të mos mbetej aty tek Channel X-at. Pastaj t’i regjistroje përsëri sa për të parë dhe t’i fshije përsëri pasi kishe parë. Pastaj u hapërdanë njerëzit edhe nëpër internet kafe, duke parë porno në internet. Pastaj kur dolën smart telefonat u rregullua tregu; secili e secila, djalë e vajzë, mund të shihte porno në privatësinë e vet, pa u shqetësuar nga asgjë, përveç shqetësimit se ndoshta asnjëherë në jetë nuk do të mundet t’i imitojë plotësisht ato skena, si duke u ashtuhur me një femër apo mashkull aq të mirë, si në akrobacira.
Tani ka dalë njëri, ish kryeministër e ish president dhe deklaron se ka video porno. E jep si lajm të madh. Nuk i bën përshtypje njeriu pornoja. Ka kaluar si fazë, janë velur njerëzit, si me kompjuterin play station, luan dy muaj pastaj të del qejfit. Vetëm duhet të ketë kujdes kur thotë kam video porno, pastaj shton: “E gjithë Shqipëria derdhet në shesh”. Se po ia keqkuptojnë.