Një ditë para ndeshjes të madhe të Premier League mes City-t dhe Arsenal-it, vëmendjen e mori ish-kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard. Pak ditë ma parë spanjolli përmendi një episod që i ndodhi mesfushorit legjendar të “Reds”-ave kur në sezonin 2013-2014 rrëshqiti në një ndeshje mes Liverpool dhe Chelsea duke i dhuruar kështu një gol ekipit londinez e duke “ndihmuar” në distancë City-n të shpallej kampion.
Këtij episodi Guardiola i është referuar kur një gazetar e pyeti nëse do të ishte e drejtë që City-t ti hiqej titulli i fituar në atë sezon. “Nuk e di nëse jemi përgjegjës për rrëshqitjen e Gerrard në ‘Anfield’. Faji ynë ishte dhe ai? Kam shumë respekt për Steven, por ai moment na përket ne”, tha Guardiola pas argumentit që i dha gazetari mbi çështjen e dënimit të City-t për anulimin e titullit për shkak të thyerjes të rregullave të Fair Play Financiar.
“Për komentet idiote që bëra i kam kërkuar falje si personalisht dhe tani publikisht Steven-it. Ai e di se unë e admiroj. Admiroj karrierën që ka bërë. Më vjen turp nga vetja dhe mendoj se ai nuk e meritonte diçka të tillë”, tha Guardiola sot.