Numri i të vdekurve në Turqi është 31.643, në Siri mbi 5.714
Tetë ditë pas tërmeteve katastrofike që përfshinë Turqinë dhe Sirinë, sot kanë dalë shifra paraprake të përmbledhura mbi numrin e vdekjeve, të plagosurit, të pastrehët dhe dëmet financiare.
Në Turqi, deri sot numërohen 31,643 të vrarë dhe mbi 80 mijë njerëz të plagosur.
Është e paqartë se sa njerëz janë ende nën rrënoja, ndërkohë që edhe sot është arritur të nxirren të gjallë disa të mbijetuar.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri, një komb i shkatërruar nga më shumë se një dekadë e luftës civile, ka arritur në 5,714, duke përfshirë ata që vdiqën në një enklavë rebele dhe ata në zonat e kontrolluara nga qeveria.
Kjo është fatkeqësia e gjashtë më vdekjeprurëse natyrore këtë shekull, pas tërmetit të vitit 2005 që vrau të paktën 73,000 njerëz në Pakistan.
Turqia përballet me një faturë deri në 84.1 miliardë dollarë, shifër që pritet të rritet.
Dy mijë e 724 pasgoditje kanë ndodhur pas tërmeteve me qendër në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraş.
158 mijë e 165 viktima të fatkeqësive janë evakuuar nga krahinat e prekura nga tërmeti.
Në rajon janë në detyrë 35 mijë e 495 personel kërkim-shpëtimi. Numri i personelit të kërkim-shpëtimit nga vendet e tjera është 9793.
Numri total i personelit që punon në zonat e prekura nga tërmetet ka arritur në 238 mijë e 459.
Në zonën e fatkeqësisë janë dërguar 12 mijë e 322 mjete, kryesisht ekskavatorë, tërheqës, vinça, dozer, kamionë, ujësjellës, rimorkio, grader, kamionë vakum dhe pajisje të ngjashme ndërtimi.
Në rajon janë kryer 4097 fluturime me 170 helikopterë dhe 76 avionë të lidhur me Forcat Ajrore, Forcat Tokësore, Rojet Bregdetare dhe Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë.
206 mijë e 357 çadra dhe 2 milionë e 72 mijë e 848 batanije u dërguan në 10 qytete të prekura rëndë nga tërmetet.
Janë vendosur dhe 155 mijë e 379 tenda të kompletuara për familjet e pastreha.
Në zonën e fatkeqësisë janë shpërndarë 16 milionë e 208 mijë e 638 vakte të ngrohta, 3 milionë e 648 mijë 10 supa, 13 mijë e 295 mijë e 356 shishe ujë, 18 milionë e 909 mijë e 911 bukë, 9 milionë e 506 mijë e 375 materiale hotelerie.