Irakli Koçollari: Agron Nezën e kam pasur inspektor në Vlorë, Berisha më kërkoi të bëhesha shef i SHIK

Agron Nezaj ka qenë zëvendësi i burrit të nderuar Irakli Koçollari kur ndërroi sigurimi emrin. Nuk është aq i lehtë Agroni”. Kështu u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin “5pyetjet nga Babaramo” ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi.

Duke qenë se Agron Nezaj është pjesë e dosjes së nxehtë “Rama-McGonigal” që ka trazuar ujërat në javët e fundit jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej oqeanit në SHBA. Ai është pyetur për këto marrëdhënie nga gazetari Dylber Balla.

Studiuesi i njohur Irakli Koçollari e mohoi që Nezaj të kishte qenë zëvendës i tij. Ai tha se Agron Nezajn me origjinë nga Tropoja ishte inspektor i thjeshtë në Vlorë pasi kishte mbaruar shkollën e sigurimit.

Më tej, ish-shefi i SHIK-ut, tha se nuk kishte bërë asnjë ngritje të tij në detyrë, por aty ku e kishte gjetur, aty e kishte lënë kur la postin e drejtorit. Më pas, vijoi, Koçollari, Nezaj erdhi nga Vlora në Tiranë.

Agron Nezaj ishte një inspektor i thjeshtë, periferik, i panjohur fare. Nuk është e vërtetë që ka qenë zëvendësi im. Absolutisht jo. Ai ka qenë inspektor i thjeshtë i SHIK-ut në Vlorë. Ka qenë akademia e rendit dhe sigurisë, që profilizonte për policinë dhe shërbimet inteligjente. Aty ka mbaruar atë shkollë.

Nuk e kam emëruar unë. Unë e kam gjetur aty. Derisa kam qenë unë inspektor ka qenë. Mbrapa mundet si të gjithë punonjësit e shërbimit mund ta kem takuar edhe atë. Por unë jam në jetën time, ata në jetën e tyre. Ata zgjodhën që të ikin jashtë, ndërsa unë zgjodha që të rri këtu, në mësimdhënie dhe punën akademike” tha ai.

Irakli Koçollari në fund të bisedës kujtoi momentet që pranoi që të merrte detyrën e shefit të SHIK-ut. “Unë kam qenë me studime jashtë. Kam ardhur në ’90 nga jashtë ku isha me studime. Sa ishin bërë ndryshimet. Më kërkuan të dy palët e qeverisë së stabilitetit që të bëhesha kryetar i SHIK-ut.

Nuk pranova një kohë, por më pas pranova. Kam bërë ligjin organik bazë, që është edhe sot” tha Irakli Koçollari. Në dosjen “McGonigal” nga hetimet e autoriteteve amerikane ka rezultuar se Agron Nezaj është njeriu që i dha 225 mijë dollarë ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së për zyrën e Nju Jorkut, McGonigal.

Latest articles

Related articles