EMRAT, kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë Dimal

Dalin emrat e tre zyrtarëve të arrestuar në Bashkinë Dimal për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Të prangosurit janë: – Altin Pali, Drejtor i Urbanistikës Bashkia Dimal;
– Agim Cuni, Specialist te Emergjencat Bashkia Dimal;

– Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve Bashkia Dimal

Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.

Latest articles

Related articles