Deputetja Dhurata Çupi ka folur ditën e sotme zhvillimet e fundit politike të PD, protestat dhe zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë një interviste në rubrikën “Opinion”, Çupi u shpreh se PD ka nevojë për një lider të ri dhe për një politik-bërje të re. Në lidhje me protestën e thirrur nga opozita që do të mbahet ditën e enjte, Çupi u shpreh se s’ka informacion.
“Një lideri i ri do të mbushte sheshet plot. PD ka nevojë për një politik bërje të re. Sot opozitës i shërben bashkimi, dhe do i tregojmë popullit një qasje ndryshe nga këta që janë në pushtet e do guxoja që të them me një lider të ri. Në politik-bërjen shqiptare unë kam gjetur qasjen time, atë për bashkim, të mos shaj dhe shantazhojë kolegët e mi. Duke e bërë këtë të gjithë bashkë, jam i sigurt që do të bashkohemi. Besoj se do ia arrijmë.
Në lidhje me protestën kam qenë dhe do të jem pjesëmarrëse. Nuk kam informacion se çfarë do të ndodhë të enjten. Uroj që data 3 mars të jetë ditë që të bashkojë demokratët. Ta zbatojmë vendimin dhe të bashkohemi për shqiptarët. Synimi është të shkojmë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit”, tha Çupi.