Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Indrit Vokshi, Publicist u shpreh se Rama nuk ka realizuar asnjë nga objektivat që i ka caktuar vetë vetës.
Ai tha se nuk presin shqiptarët përplasje me policinë dhe të futemi në institucione dhe të hedhim me molotov, kur flasin për revolucion.
Vokshi: Rama nuk ka realizuar asnjë nga objektivat që i ka caktuar vetë vetës, jo më nga ato që duhet të ketë një qeveri demokratike. Nga ana tjetër në vend që të ketë një ofertë ekonomike dhe qeverisëse, opozita shqiptare, ose ajo pjesë më e zhurmshme thotë se këto zgjidhen me revolucion.
Nuk presin shqiptarët përplasej me policinë dhe të futemi në institucione dhe të hedhim me molotov. Edi Rama është në ditët më të këqija. Revolucionet nënkuptojnë përmbysjen e rendit kushtetues me dhunë. Në vendin tonë revolucioni merr masa komike. Berisha e humbi betejën me numra të shtunën. Sot ka arsye për të protestuar, por njerëzit janë të lodhur më këtë skenar që e ka bërë Basha.