Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Indrit Vokshi, Publicist u shpreh se PD edhe po të bashkohet sërish do të humbasë sepse është një parti e plakur.
Ai tha se sot demokrat quhet vetëm nëse flet dhe shan si Berisha, pasi Berisha nuk i pranon ata që mund të jenë demokratë, por nuk mendojnë si ai.
Vokshi: Këto tarafet që po konfliktohen në PD, le të bashkohen dhe prap do të humbin, sepse nuk kemi një ofertë të re politike për shqiptarët. Bëni një vizitë sot nëpër shtabet e partisë dhe do të shihni se është një parti e plakur me qëndrestarët e viteve 1999-2001 dhe kanë ngelur vetëm me retorikën e Sali Berishës.
Mziu: Kam besim se nuk janë përmbyllur kandidatët në PD, do të gjejmë një konsensus mes nesh
Pra, sot demokrat quhesh vetëm nëse flet dhe shan si Berisha. Apo do ata që do Berisha. Nuk ka demokrat përtej karakteristika që ka pikturuar Berisha. Ai nuk i pranon rivalët e tij në PD në protestës, sepse kultura demokratike i kërkon që të asimilojë të kundërtën dhe jo të bashkëpunojë me demokratët që nuk kanë të njëjtat qëndrime si ai.