Viktimat e Tërmetit nuk janë viktima të fatit, por të korrupsionit qeveritar

Nga Zef Preçi

Ne boten e sotme pranohet gjeresisht se se termetet e fuqishme vrasin njerez, por ato jane me vdekjeprurese ne ato vende ku nuk zbatohen rregulloret dhe kodet e ndertimit, ku institucionet jane te mbushura me partiake medioker dhe te pakualifikuar per postet qe mbajne, ku nstitucionet e pavarura shteterore jane te politizuara apo nuk ekzistojne fare, ku organizatat e shoqerise civile jane larguar nga roli i tyre ne dobi te interesit publik.
Duke marre si shembull termetin e tmerrshem qe ra midis Turqi dhe Sirise para pak diteve, le te shohim ne vijim disa ngjashmeri te frikshme midis qeverisjes se atij vendi dhe Shqiperise, pikerisht ne kete kontekst – te perballimit te problemeve qe lidhen me fattkeqesite natyrore sic eshte edhe termeti. Disa ngjashmeri ne qeverisjen e Turqise dhe te Shqiperise jane si vijon:
a) ekonomia turke, por edhe ajo shqiptare gjate dekades se fundit shenuan rritje pozitive te GDP kryesisht per shkak te boom-it te sektorit te ndertimit.
b) Ne Turqi, qeveria e Erdogan ka pasuruar nje rreth te vogel bashkepunetoresh te ngushte ne sektori i ndertimit duke u dhene atyre projekte publike infrastrukturore pa gare konkurruese apo pa mbikeqyrjen e nevojshme rregullatore. Keto kompani avancuan me ndertimet, duke ndertuar infrastrukture dhe siperfaqe ne zona te njohura sizmike, shume here duke injoruar kodet perkatese te ndertimit. Edhe ne Shqiperi fenomeni i klientelizmit qeveritar ndaj oligarkeve, lobisteve dhe biznesmeneve te dyshimte eshte nje fenomen i njohur dhe i komnformuar gjeresisht nga studime tonat dhe te agjencive te huaja dhe te rrjeteve te gazetarise investigative vendase dhe te huaja. Pasojat jane te ngjashme: ndertime me cilesi te ulet dhe jashte standardeve, rruge qe permbyten nga shiu i pare, tunele qe shemben, kosto qe rriten me dy e tri here kundrejt punimeve te ngjashme te ndertimit ne vendet e BE.
c) Revista Foregn Policy shkruante keto dite se praktika e dhenies se projekteve infrastrukturore qeveritare aleateve te Erdoganit, shume prej te cileve “nuk kane nevoje per sigurine”, ka çuar ne tragjedi te tjera ne te kaluaren. Ajo permend nje stuhi debore te vitit te kaluar qe goditi qytetin perendimor te Ispartes, duke shkaktuar deme te medha, duke lene banoret pa energji per jave te tera dhe duke çuar ne disa vdekje; nje aksident me tren me 25 viktima me 2018, nje numer vdekjesh ne miniera, demet ne mjedis, etj. Ndersa ne Shqiperi, ndjekja e politikes se te ashtuquajturit partneritet publik privat, jo vetem qe ka kercenuar seriozisht stabilitetin makro-ekonomik dhe buxhetin e shtetit, por dukshem jane perkeqesuar edhe sherbime publike te rendesishme qe mund dhe duhej te ishin pjese integrale e sherbimeve publike shteterore si shendetesia, etj…. Madje edhe perfundimi i periudhes se disa koncesioneve te ketij lloji eshte shnderruar ne nje mundesi te arte perfitimesh korruptive per politikanet dhe zyrtaret aktuale duke renduar keshtu ne vijimesi kostot e sherbimeve shteterore per qytetaret shqiptare.
d) Ne Turqi, termeti i para pak diteve nxorri ne dukej edhe apatine dhe mungesen e veprimit te organizatave te shoqerise civile. Ndersa ne Shqiperi aktivizmi civil mbetet shume larg pritshmerive, per te mos folur per kontrollin qeveritar mbi burimet e fondeve qe shkojne ne kete sektor, si dhe per konfliktin e interesave te nje numri zyrtaresh vendim-mares per vete sektorin…
e) Shtypi i huaj, duke analizuar termetin e Turqise qe shkaktoi reth 33 mije viktima te raportuara zyrtarisht deri tani, ankohet per mbeshtetjen finaciare dhe me infrastrukturore te pamjaftueshme per agjencine shteterore kunder fatkeqesive natyrore. E njejta gje mund te thuhet edhe per vendin tone. Termeti i 2019 ne Shqiperi provoi se keto struktura qeveritare nuk jane funksionale sic duhet te jene.
Eshte koha te kuptojme se keq-qeverisja, duke ushqyer dhe stimuluar korrupsionin, sodomos ate politik, jo vetem varferon qytetaret dhe e ben vendin te pajetueshem, por edhe vret, merr jete njerezish ne mos sot, nje dite tjeter qe askush nuk e di se kur do te vije.. Ja perse te dhenat tregojne se termetet vrasin me shume njerez ne vendet e prekura nga korrupsioni i perhapur…

Latest articles

Related articles