Turqi, rritet në 31.643 numri i viktimave si pasojë e tërmetit

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) njoftoi se në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, numri i viktimave është rritur në 31.643 ndërsa nga rajoni janë evakuuar 158.165 persona, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş janë regjistruar 2.724 pasgoditje.

Si pasojë e tërmeteve në qytetet Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Osmaniye, Hatay, Kilis, Malatya dhe Elazığ kanë humbur jetën 31.643 persona ndërsa nga rajoni janë evakuuar 158.165 të tjerë.

Në rajon po punojnë 35.495 personel kërkim-shpëtimi të AFAD, PAK, JAK, JÖAK, DİSAK, Rojës Bregdetare, DAK, Güven, zjarrfikës, të Ministrisë rë Arsimit, OJQ-ve dhe ekipeve ndërkombëtare. Numri i personelit të kërkim-shpëtimit të ardhur nga vendet e tjera është 9.793.

Ndërkohë ka arritur në 238.459 numri i personelit që punon në rajon bashkë me personelin e terrenit nga ekipet e AFAD, policisë, xhandarmërisë, Ministrisë së Mbrojtjes, UMKE, ekipet e ambulancave, vullnetare, sigurisë lokale dhe mbështetjes lokale.

Në zonat e prekura nga tërmeti janë me detyrë mbi 40 prefektë, 152 drejtues administrativ, 19 drejtues të nivelit të lartë të AFAD si dhe 68 drejtorë të drejtorive të qyteteve. Gjithashtu për koordinimin e ndihmave janë mobilizuar 13 ambasadorë dhe një personel prej 17 personash nga Ministria e Jashtme.

Në zonat e fatkeqësisë janë dërguar 12.322 automjete kryesisht ekskavatorë, tërheqës, vinça, dozerë, kamionë, autobote, rimorkio dhe makineri të ndryshme pune.

Me 170 helikopterë dhe 76 avionë të forcave ajrore, forcave tokësore, Rojës bregdetare dhe komandës së përgjithshme të xhandarmërisë janë kryer 4.097 fluturime.

Në 10 qytetet e prekura rëndë nga tërmeti nga AFAD, Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale si dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke, janë dërguar 206.357 tenda, 2.072.848 batanije dhe është përfunduar instalimi i 155.379 tendave për jetesë familjare.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, AFAD, Ministria e Mbrojtjes, xhandarmëria dhe institucionet e shoqërisë civile kanë dërguar në rajon 334 kuzhina lëvizëse, 86 automjete shërbimi, 33 furra lëvizëse dhe 252 automjete shërbimi.

Në zonën e fatkeqësisë janë shpërndarë 16.208.638 vakte të ngrohta ushqimi, 3.648.010 supa, 13.295.356 ujë, 18.909.911 bukë, 9.506.375 produkte të tjera si dhe 1.787.341 lëngje.

Në kuadër të grupit të mbështetjes psikosociale për fatkeqësitë, janë dërguar 4 qendra të lëvizshme për shërbimin social që janë instaluar në Kahramanmaraş, Hatay, Osmaniye dhe Malatya dhe gjithashtu është dërguar një personel prej 2.552 personash dhe 384 automjetesh në rajon.

Latest articles

Related articles