Sali Berisha flet në emision, Agron Neza i ndërhyn ‘live’: Fatkeqësi që

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Top Story”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e tij të bujshme sot në Kuvend se disponon video erotike të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal me zyrtare të qeverisë.

Berisha u “shfajësua” duke deklaruar se nuk përmendi asnjë emër, por problem ishte i atyre dhe mënyrës se si ata e morën dhe e perceptuan, deklaratën e tij.

“Nuk kam përmendur asnjë zonjë të Partisë Socialiste, por problem ishte tek mënyra se si ato u çuan, sikur kishin mizën pas veshit”, ka thënë Berisha. Kryetari i Paritsë Demokratike tha se nuk ka pasur qëllim kurrë të ndërhyjë në jetën personale të askujt, sepse nuk e gëzon këtë të drejtë”, tha Berisha.

Teksa fliste për skandalin “McGonigal”, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe Agron Nezën.

Ndërkohë ky i fundit ka reaguar me një mesazh në telefon të drejtueses së emisionit Grida Duma ku ka mohuar akuzat e ngritura nga Berisha.

“Përshëndetje Grida, unë jam Agron Neza, dhe po ndjek emisionin tuaj. Dua të them se më vjen keq që po i dëgjoj nga doktorri këto fjalë, sepse si doktorri edhe unë jemi tropojanë. Në qoftë se Edi Rama do të më kishte dhënë para do të isha në burg dhe jo në Shqipëri. Azem Hajdari ka bërë gabimin më të madh që të futi në politikë”, shkruante mesazhi me emrin e Nezës.

Latest articles

Related articles