Paradoksi i një “Revolucioni”! KOMENT nga Roland Bejko

Nga Roland Bejko

Pasi do parkojnë veturat e lluksit, Mercedes, Range Rover, Land Cruiser, etj në parkimin nën toksor të gradaçelit të Çetit, Ata, elita e pasur e “Foltores”, do shkojë para Parlamentit të vihet në krye të “revolucionit” duke udhëhequr militantët e papunë dhe të lodhur nga opozita e gjatë 9 vjeçare protestave pafund, të ardhur në Tiranë me paret e oligarkëve, duke i nxitur të kërkojnë dorëheqjen e Ramës që bën korrupsion me po këta oligarkë që po financojnë revolucionin e Doktorit kundër vet atyre!

Ky është tipi i ri i “Revolucionit” demokratik, ku vet borgjezo-kapitalistët e rinj, bashkëaksionerë me oligarkët e Ramës, vihen në krye të militantëve të vjedhur në krye të “revoltës” për të përmbysur qeverinë që mbështet këta oligarkë ku vet janë bashkaksionerë!

Dhe pastaj thonë, ça ka populli që na refuzon në masën 80%?!

Vive la Revolution!

Latest articles

Related articles