Hiqeshin si zyrtarë të lartë dhe u vendosnin gjoba bizneseve, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi nëpërmjet mashtrimit kanë tentuar të përfitojnë një shumë të madhe parash, nga një subjekt privat.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Ergys Ahmetaj, 21 vjeç, Andi Basha, 18 vjeç dhe Gëzim Kusi, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

Latest articles

Related articles